Elon Musk kërkon largimin e SHBA-së nga NATO: Nuk ka kuptim që të paguajmë për mbrojtjen e Evropës

0

SHBA- Miliarderi Elon Musk ka kërkuar daljen së SHBA-së nga NATO, duke thënë në platformën e tij të mediave sociale se nuk ka kuptim që Amerika të paguajë për mbrojtjen e Evropës. Këshilltari i lartë i Presidentit të SHBA Donald Trump po i përgjigjej një postimi të dielën që pohonte se SHBA duhet të dalë nga NATO tani.

“Ne vërtet duhet. Nuk ka kuptim që SHBA-ja të paguaj për Evropën tashmë,” tha bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Tesla Inc.

Më 3 mars, Musk shkroi në X se ai ra dakord me një sugjerim të një komentuesi konservator që SHBA duhet të largohej nga NATO dhe Kombet e Bashkuara. Komentet e Musk vijnë në një kohë kur e ardhmja e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, e cila do të shënojë 76 vjetorin e saj në prill, varet në balancë.