Elon Musk kërkon mbylljen e menjëhershme të Zërit të Amerikës dhe Radio Europa e Lirë

0

Miliarderi Elon Musk ka bërë thirrje për mbylljen e Zërit të Amerikës dhe Radio Europa e Lirë.

Ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social “X”, ku dhe ka kërkuar mbylljen e këtyre dy mediave, ndërsa i quan se pas tyre fshihen persona të “çmendur të së majtës radikale“.

Miliarderi është shprehur se personat që janë mbas dy mediave, janë persona që flasin me veten e tyre, teksa shpenzojnë 1 miliardë dollarë në vit nga paratë e taksapaguesve amerikanë. Ndër të tjera, Musk ka shkruar se ato media nuk i dëgjon aksush, ndaj duhen mbyllur menjëherë.

Reagimi i tij në X:

Mbyllini ato. 1. Evropa tani është e lirë (pa përfshirë burokracinë shtypëse).
2. Askush nuk i dëgjon më.
3. Janë thjesht njerëz të çmendur të së majtës radikale që flasin me veten e tyre ndërsa shpenzojnë 1 miliard dollarë në vit nga paratë e taksapaguesve amerikanë.