Ema Andrea e thotë me zë të lartë:”Ti nuk ke bërë asgjë!”, ja për çfarë flet ajo

0

Në një botë ku gratë akoma vuajnë prej ngacmimeve seksuale në çdo ambient dhe fshihen, e heshtin duke vuajtur të vetme, Ema Andrea del e flet hapur bazuar në eksperiencën e saj. Në një intervistë për “Deutche Welle”, ajo ka rrëfyer historinë e saj.

“Në fillim nuk e kupton. Thua ‘ku është gabimi im?’. Ja, kjo është pyetja që të lodh shumë: ‘Çfarë bëra unë që t’i krijoj idenë se kam aq nevojë sa të mund të krijoj raporte banale?.Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsideromi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja. Por kur largohem në distancë kuptoj që kam humbur mundësi që i kam merituar. Dhe kjo natyrisht që e ka bërë më të vështirë. Paguan me vetmi, paguan me paragjykim, paguan me përjashtim”, ka treguar Ema.

Kushedi sa vajza e gra do e gjejnë veten në këtë rrëfim. Kushedi sa të tjera janë duke vuajtur në heshtje, sepse kanë frikë nga paragjykimi kur janë vetë të parat që mundohen të gjejnë fajin tek vetja.

Ky rrëfim i Emës vlen për t’iu kujtuar që Jo! Nuk është faji yt! Ti nuk ke bërë asgjë! Ti duhet të flasësh!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu