EMA: Vaksinat e miratuara nga BE, efektive ndaj variantit Delta

0

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) jep lajmin e mirë, ku shprehet se të gjitha vaksinat e miratuara nga BE deri më tani kundër Covid, janë efektive kundër të gjithë mutacioneve të reja, përfshirë atë Delta.

Sipas EMA, mbrojtja kundër mutacionit Delta sigurohet pas përfundimit të dozës së dytë.

Organizata bën thirrje për përshpejtimin e vaksinimeve dhe mbajtjen e masave të Shëndetit Publik si mjetet e nevojshme për të luftuar pandeminë.

“Është e rëndësishme të sigurohet që personat e prekshëm dhe të moshuarit të përfundojnë vaksinimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur për të mbrojtur veten nga përhapja e mëtejshme e mutacionit Delta.

Duket se 4 vaksinat e autorizuara nga BE mbrojnë nga të gjitha llojet, përfshirë variantin delta. Të dhënat e para të botës reale sugjerojnë se:

2 dozat e vaksinave mbron nga varianti delta

Antitrupat nga vaksinat e miratuara neutralizojnë këtë variant,” thuhet në njoftimin e EMA.

Vaksinat e miratura nga Agjencia Europian e Barnave (EMA), që janë: AstraZeneca, Moderna, Pfizer dhe Johnson & Johnson.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu