Emërohet drejtori i ri i kadastrës Elbasan

0

Emërohet drejtori i ri i Kadastrës së Elbasanit. Ai është Gentian Dyrmyshi.

Gentian Dyrmyshi zëvendësoi në këtë post Klevis Xhoxhin që u bë prefekt i Elbasanit.

Gentian Dyrmyshi njihet si një specialist dhe profesionist i fushës.

Ai ka përfunduar Universitetin e Tiranes, Fakultetin e Drejtësisë në vitet 2005-2009 dhe është titulluar jurist.

Në vitin 2011 merr titullin (liçensën) Avokat dhe punoi si i tillë deri në janar 2014.

Nga janari 2014 deri në maj 2019 punoi si specialist dhe përgjegjës sektori në ish/Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme Elbasan.

Për mëse një vit e gjysmë ai ka punuar për bashkimin e institucioneve si përgjegjës i sektorit të kalimit të pronësisë së trojeve pa titull.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu