Emigrantja vjen në Shqipëri për pushime dhe gjatë kohës kur ndodhej tek të afërmit e saj papritur i fillon një dhimbje e fortë therëse shpine dhe nuk e kuptonte se nga i vinte dhimbja. Të nesërmen shkon tek doktori. Pasi ben viziten ai i thote se ‘ke veshkën e zvogëluar dhe duhet ta bësh operacion sa me shpejt sepse dhimbjet sa vijnë e do të shtohen’.
Pasi mori ilaç për veshkat dhimbjet ishin të njëjta dhe kështu u kthye ne Itali pasi mbaroi pushimet dhe diten tjetër shkoi për vizitë tek doktori Italian.
Pasi bëri viziten doktori italin i thotë që nuk ke problem me veshkat, ato i ke në rregull dhe ndaj ilaçet që ke përdorur nuk të kanë dhënë asnjë efekt.
`Zonjë ju keni problem me shtyllën kurrizore pasi vuani nga reumatizma dhe ne do të japim një recetë për dhimbjet e shpinës që ju kapin shpesh!`
`Pasi mora ilaçet u bëra më mirë dhe dhimbjet mu qetësuan`- thotë zonja.
Ja ky është dallimi mes mjekëve shqiptarë dhe atyre perëndimorë.