Eminem i befason të gjithë, shërben pasta në restorant

0

Eminem i ka befasuar të gjithë teksa u shfaq duke shërbyer makarona në hapjen madhështore të restorantit të tij të ri, të quajtur “Mom’s Spaghetti” në qendër të Detroit.

Vetë artisti, emri i vërtetë i të cilit është Slim Shady nuk pritej të ishte atje, por hipi në një makinë dhe shpejt u shfaq në dritaren e shërbimit.

 

Emri i restorantit të reperit është në lidhje me një varg nga hiti i Eminemit në vitin 2002, “Lose Yourself”, shkruan CNN.

 

Ai u njoh shpejt nga fansat të cilët panë në rrjete sociale një fotografi të Eminem duke shpërndarë pasta, qoftë dhe ushqime të tjera italiane në menynë e tij.

Në meny të restorantit ka pasta të thjeshta që kushtojnë nëntë dollarë, pasta me qofte për 12 dollarë.

Reperi dhe aktori fitues i çmimeve “Oscar” dhe “Grammy”, iu fut për herë të parë biznesit të restoranteve në vitin 2017.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu