Emisioni “Piranjat” pushon nga puna Ledjonën pas hyrjes së saj në BBV

0

Ledjona pritet të bëhet sonte pjesë e shtëpisë së famshme dhe emri i saj konfirmohet zyrtarisht pas atij të Meriton Mjekiqit.

Mbi 12 vite në gazetari, Ledjona Xheladinaj e ka nisur profesionin si korrespondente e qarkut të Korçës. Aktualisht, punon si gazetare në një program investigativ, ku në fokus ka kryesisht maniakët, pedofilët, por edhe abuzues të tjerë.

Por pas njoftimit zyrtar për pjesëmarrjen e saj në “BBV” i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i emisionit “Piranjat” të cilët kanë njoftuar pushimin nga puna të gazetares.

Kronikat dhe historitë që ajo ndjek janë bërë vazhdimisht virale në rrjet. Ledjona njihet gjithashtu edhe për “Haberet e fshatit”, një program që e realizon për kanalin e saj në Youtube, aty ku sjell copëza nga realiteti në fshatrat shqiptarë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu