EMRAT/ Arrestohen dy turq në Rinas, pritet ekstradimi

0

TIRANË- Dy shtetas turq, të dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe prodhim/shitje narkotikësh  janë arrestuar në Shqipëri.

Të arrestuarit janë Burak Kara, i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Mesinit, Turqi, me 8 vjet e 4 muaj burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Nga dënimi, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 6 muaj e 21 ditë burgim si dhe Metehan Tutungu, 25 vjeç, i dënuar në vitin 2023, nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Autoritetet shqiptare vijojnë procedurat për ekstradimin e tyre, në shtet respektive ku janë dënuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu