Emrat e 9 prej 10 viktimave të aksidentit tragjik me autobus në Kroaci. Njëri ende i paidentifikuar

0

Identifikohen 9 nga 10 viktimat e aksidentit të djeshëm.

Nga aksidenti tragjik 10 kosovarë humbën jetën e 45 mbetën të plagosur. Emigrantët (mërgimtarët) po ktheheshin nga Frankfurti drejt Kosovës, por rruga e tyre u ndërpre për shkak të pajkujdesisë së treguar nga shoferi gjatë udhëtimit, i cili sipas autoriteteve hetimore kroate ka deklaruar se ka pasur momente që e kishte zënë gjumi gjatë drejtimit të autobusit të firmës Deva Tours.

Aktualisht mësohet se nga 10 viktima vetëm 9 prej tyre janë identifikuar, një nuk është identifikuar ende, ndërsa 15 të plagosur ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Presidentja Vjosa Osmani shpalli të hënën ditë zie kombëtare dhe flamujt u ulën në gjysëm shtizë në kujtim të të humburve.

9 viktimat e indetifikuara janë:

Sevdail Rruatemi, lindur më 1973 Pakshticë e Epërme, Podujevë.

Naser Sylemetaj, lindur më 1974 .

Launora Kolmekshaj, lindur më 1982 Junik, Deçan.

Kujtim Kastrati, lindur më 1981 Radoste.

Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë, Gjakovë.

Erlinda Binakaj 19 vjeç dhe e ëma Valentina Binakaj, 45 vjeç, nga Deva e Gjakovës.

Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël

Anjeza Bellanica, 18 vjeç nga Krusha e Madhe

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu