EMRAT/ E RËNDË në Tropojë, 18-vjeçari qëllon me thikë të riun pas sherrit

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tropojë, teksa një një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Mësohet se Artur Buçpepaj është qëlluar me thikë nga 18-vjeçari Orgen Lataj, pas një sherri mes tyre.

23-vjeçari Buçpapaj është paraqitur në spital, nga ku ka denoncuar edhe ngjarjen. 18-vjeçari raportohet se është shpallur në kërkim, teksa Buçpepaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës, 23-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Tropojës, është paraqitur shtetasi A. B., 23 vjeç, banues në Dojan, me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjet prerës. Aktualisht ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi A. B. është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga shtetasi O. L., 18 vjeç, banues në Bajram Curri. Shtetasi O. L. është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.