EMRAT/ I dogji makinën kushëririt në Fier, dëshmia e 20-vjeçarit: Më bullizonte!

0

20-vjeçari Andrea Thimjo është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka djegur qëllimisht me lëndë djegëse automjetin tip” Benz” në pronësi të shtetasit Robert Elmazaj më 30 janar në Portëz të Fierit.

Burime bëjnë me dije se ata janë kushlrinj me njëri tjetrin, pasi Andrea Thimjo e ka djalë halle të dëmtuarin, por mësohet se ata nuk shkonin mir me njëri-tjetrin, duke patur konflikte të vazhdueshme.

Andrea Thimjo ka shkuar natën te banesa e djalit të hallës, Robert Elmazaj, ka djegur automjetin me lëndë djegëse, benzinë, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se ai ka pranuar në Polici krimin dhe ka pretenduar se kushëriri i tij e bullzionte.