EMRAT/ Kapen mbi 13 kg heroinë në Portin e Durrësit, dy në pranga

0

Në Durrës, operacioni policor i koduar “Terminali” ka përfunduar me sukses, pasi Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me specialistët për hetimin e trafikimit të paligjshëm dhe narkotikëve të DVP Durrës dhe autoritetet doganore të portit, kanë ndaluar një tentativë tjetër të trafikimit të drogës drejt Italisë.

Në një autobus që udhëtonte në linjën “Durrës-Milano”, policia ka zbuluar dhe sekuestruar 26 pako me lëndë narkotike heroinë, me peshë totale 13 kilogramë e 750 gramë. Pas kontrollit të detajuar, janë arrestuar në flagrancë pronari i firmës së linjës së autobusëve dhe drejtuesi i autobusit ku u gjet lënda narkotike.

Shtetasi i parë gjithashtu u gjet me një dozë lënde narkotike kokainë gjatë kontrollit fizik, ndërsa gjithë materialet procedurale u kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu