EMRAT/ Kapen me drogë me vlerë 800 mijë euro, arrestohen dy persona në Vlorë

0

Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi u kapën duke transportuar drogë.

Në pranga kanë rënë Viktor Jaupaj, 53 vjeç dhe Kujtim Metaj, 37 vjeç, të cilët u ndaluan teksa lëviznin me automjet në fshatin Novoselë, brenda të cilit u gjet 400 gr kokainë, e cila po transportohej për t’u shitur në Vlorë.

Pas një kontrolli në banesën e Viktor Jaupajt, u gjetën edhe 2 kg e 979 gramë kokainë dhe 133 gramë heroinë.

Dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike në sasi të mëdha në Fier, e transportonin atë drejt Vlorës, ku më pas ua shitnin shtetasve të tjerë, të cilët e shpërndanin në doza.

Policia sekuestroi drogën e cila arrinte vlerën e rreth 810 000 euro.