GJykata Speciale ka dhënë mbi 130 vite burg për 14 anëtarët e një grupi kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Të 14 personat u arrestuan gjatë operacionit policor të koduar “Bistrica 2019” me akuzat: trafikimi i narkotikëve; Grup i strukturuar kriminal dhe Organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.
Gjatë operacionit në atë kohë u sekuestruan 145.6 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa; 3 armë zjarri dhe municion luftarak, 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare, 14 aparate celularë me kartat “sim” të markave të ndryshme.
Dënimet për secilin prej tyre:
Gentjan Luto, dënohet më 10 vite burgim.
Artur Xhanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burgim.
Florenc Luto, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj.
Elisabeta Laçi, dënohet me 8 vite burg.
Saimir Dushku, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj
Gramos Saliaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
Edmir Asllanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
Ervin Muçaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
Gentian Xheka, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
Agim Myrtaj,dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
Elidjon Xhanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj
Petrit Kasaj, dënohet me 8 vite dhe 4 muaj burg
Behar Kasaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
Arjan Lushkaj dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg