EMRAT/ Nënë e bijë gjenden pa shenja jete në banesë në Korçë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, në lagjen nr 17. Mësohet se nënë e bijë, Eleni dhe Ornela Vangjeli, 74 dhe 54 vjeç janë gjetur pajetë në banesë.

Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu