EMRAT/ Nga klani “Duka” te Endrit Dokle e ish-deputeti Ndoka, kush janë të “piketuarit” e aksionit me urdhër të SPAK

0

Janë zbuluar emra të rinj të përfshirë në urdhër-arrestet e SPAK në mega-operacionin në kërkim të bosëve të krimit.

Mësohet se janë lëshuar gjithsej 43 urdhër-arreste, nga të cilat deri tani janë ekzekutuar 9. Nga këto, mësohet se urdhër arreste janë lëshuar për:

Leonard Duka

Erlis Duka

Fatmir Hyseni alias Doçja

Arben Ndoka

Xhevi Ndoka

Albert Zaja

Valter Bami

Durim Bami

Astrit Avdylaj

Plaurent Dervishaj

Endrit Dokle

Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrësit, doli nga burgu më 14 janar 2020, ku në fakt duhet të qëndronte përjetë sipas vendimit të gjykatës. Ai është një nga rivalët kryesorë të Ervis Martinajt i cili pagoi edhe Nuredin Dumanin për “kokën” e tij. Ndërkohë, Plarent Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës dhe një prej personazheve kryesore të Bandës së Durrësit.

Të dy janë të strehuar në Dubai dhe autoritetet shqiptare nuk kanë mundësi për ekstradimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu