Nëntë persona shqiptarë dhe italianë, kanë rënë në prangat e policisë pas një mega-operacioni të kryer nga autoritet në Itali, në bashkëpunim me SPAK.
Mësohet se në pranga kanë rënë Eluert Kamami, Alessandro Bigi, Albiona Ziaj, Gazment Kociu, Redon Marku, Samir Houjeiri, Giuseppe Taglialatela, Eros Gjona dhe Orkes Kamami. Ata akuzohen për krim tatimore, përvetësim dhe pastrim parash.
Sipas SPAK-ut, janë ushtruar kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe në 23 qytete të Italisë.
#SPAK #Eurojust #AntiMafia #Hetime pic.twitter.com/yJnuz4Y6N8
— Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (@SPAK_Albania) May 28, 2024
Hetimet zbuluan se grupi kriminal kishte përdorur të ardhura të paligjshme për të blerë ose marrë me qira biznese të shumta tregtare në zemër të Firences. Në veçanti, 31 restorante, dy hotele dhe biznese të makinave me qira dyshohet se janë blerë me para të pista. Për më tepër, organizata kishte investuar në një kompani të prodhimit të birrës dhe në aksione të një klubi futbolli amator nga Ischia.
Kështu, “Ischia Calcio” dhe restorantet “Il Cavallino në Piazza della Signoria” konsideroheshin si një lloj baze ku rridhnin paratë e pista.
Restorantet “Trattoria Giovanni”, “La Bistecca Osteria Fiorentina”, “Ponte Vecchio”, “Bistecchia Santa Croce”, “Trattoria de Pitti”, “Osteria Lungarno” dhe “Orcagna” u përkasin kompanive të menaxhuara nga Eluert Kamami ose Bigi.
Sipas hetimeve, krerët e grupit kriminal ishin shqiptari Eluert Kamami dhe Giuseppe Taglialatela, ish-portieri i Fiorentinës dhe Napolit.
Me kalimin e kohës, të dy kishin përfshirë shumë subjekte të tjera në rrjetin e aktiviteteve të paligjshme. Disa të dyshuar kishin riinvestuar paratë e paligjshme në mallra luksi, për të fshehur gjurmët e aktiviteteve të tyre të paligjshëm.