Emrat/ Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali! Arrestohen dy shtetas, do të ekstradohen drejt vendit fqinj

0

Dy të rinj, pjesëtarë të grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e Kokainës nga Amerika Latine në Itali, janë arrestuar në vendin tonë.

Në kuadër të planit operacional ndërkombëtar antidrogë, të koduar “BOCA DEH RIO”, u bë arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Itali, i 34-vjeçarit Juljan Kollçaku, banues në Kavajë dhe 30-vjeçarit Maksim Ndoc, banues në Pukë.

Ata akuzohen nga Gjykata e Firences, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë, policia njofton se janë kontrolluar ambientet e lidhura me 20 shtetas të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Për pasojë, janë sekuestruar 20 000 euro, 52 ora të markave të ndryshme, 1 automjet, 7 celularë, kontrata noteriale dhe dokumente të tjera.

Nga hetimet e kryera në kuadër të planit operacional “BOCA DEH RIO”, dyshohet se këta shtetas, të organizuar si grup, gjatë periudhës 2018-2024, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike Kokainë nga Amerika Latine dhe më pas e kanë shitur në qytetet Pisa, Firence, Livorno, Venecia dhe Romë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu