EMRAT/ U arrestuan për vrasjen e Irakli Davellës dhe plagosjen e Etmond Hysës, zbardhen identitetet e shqiptarëve

0

Janë zbuluar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar për vrasjen e Irakli Davellës dhe plagosjen e Edi Luloas alias Etmond Hysa në 15 dhjetor 2024 në Thermomakedonon në Athinë.

Arrestimi i tyre është bërë në një operacion të zhvilluar njëkohësisht në dy banesa në lagjet “Nea Smyrni” dhe “Peristeri” të Athinës, ku mësohet se është sekuestruar edhe një armë zjarri

. Ata janë Jenis Tulja, 44 vjeç nga Tirana dhe Mirjan Guveli 45 vjeç nga Saranda.

Dy të dyshuarit janë zbuluar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë së lëvizjes së mjetit nga u qëllua me armë zjarri.

Mësohet se të dyshuarit nuk kanë lidhje me viktimat çka i bën hetuesit grekë të dyshojnë se ata janë vrasës me pagesë.

Të tjera detaje pritet të zbulohen në orët në vijim.