Myrdini është goditur me shishe në kokë nga Zikollari gjë që i ka shkaktuar plagë dhe ka përfunduar në spital.
Elmir Myrdini, nga Tirana është 37-vjeçari që mbeti i plagosur pas konfliktit fizik me një person tjetër të identifikuar si Gentjan Zikollari. Sherri mësohet se ka ndodhur në Ksamil dhe arsyeja e zënkës ka qenë një vajzë.
Deri më tani raportohet se Myrdini është goditur me shishe në kokë nga Zikollari gjë që i ka shkaktuar plagë dhe ka përfunduar në spital. Ai ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe ka dalë nga spitali. Nga ana tjetër, policia është vënë në kërkim të Zikollarit.
Njoftimi: Sot, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 37 vjeç, i cili dyshohet se është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin G. Z, në Ksamil. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për shoqërimin e shtetasit G. Z, të përfshirë në këtë konflikt