Emrat/ Vriten 2 futbollistë ukrainas dhe 2 të tjerë janë zhdukur

0

Lufta e shkaktuar nga Rusia drejt Ukrainës nuk po kursen askënd, ku së fundmi dy futbollistë janë vrarë si pasojë e përplasjes ushtarake të dy shteteve.

Sergij Shestak (33 vjeç) dhe Bohdan Semençuk (28 vjeç) janë dy viktimat e fundit nga bota e sportit si pasojë e kësaj lufte.

Shestak ishte sulmues që luante me skuadrën e ligës amatore, Çerkasi Kosaks, i cili u vra në betejën e Volnovakha, në lindje të Ukrainës.

Shemençuk luante gjithashtu në ligën amatore, për skuadrën e Sluç Berezne. Ai u vra në një betejë afër Kievit.

Gjithashtu dhe dy futbollistë të tjerë janë raportuar të humbur. Rodion Plaska, 20 vjeç, i cili nuk është parë që nga 5 marsi dhe Juri Tsapij, i cili së bashku me familjen e tij, janë të humbur që nga 27 shkurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu