EMRI/ Aksident fatal në aksin Delvinë-Kardhiq, humb jetën një motoçiklist

0

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Delvinë-Kardhiq.

Ka qenë një grup motoçiklistësh që udhëtonte në zonë, kur në vendin e quajtur Kthesa e Senicës, njëri prej tyre ka dalë nga rruga.

Si pasojë e rënies së motorit, ka humbur jetën Astrit Lamaj, 53 vjeç.

Pavarësisht mbërritjes së autoambulancës në vendin e ngjarjes, nuk është bërë dot e mundur shpëtimi i tij.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu