EMRI/ Aksident i rëndë në Elbasan, identifikohet shoferi 16-vjeçar

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Cingar në Gramsh, Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se i plagosuri ka mbetur shoferi i automjetit, i cili rezulton të jetë 16-vjeçar, i identifikuar si Elio Qefa.

Automjeti në të cilin udhëtonte 16-vjeçari është përplasur me pemën dhe si pasojë adoleshenti ka mbetur i plagosur rëndë.

Ai është dërguar menjëherë drejt spitalit, ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia lidhur me këtë ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu