EMRI/ Arrestohet 43-vjeçari i rrezikshëm në Tiranë! Kërkohej për vrasje dhe…

0

Policia e Tiranës ka bërë të mundur kapjen e një personi të shpallur në kërkim, i cili ishte dënuar për krime të rënda kundër personit, përfshirë vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Operacioni, i koduar “END”, çoi në lokalizimin dhe kapjen e Klement Zguro (Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Mikel Maruli” të kryeqytetit.

Ky shtetas ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Korçës me 11 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Sipas vendimit të gjykatës, ai ka mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim. Pas kapjes, Zguro iu dorëzua Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “END”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 3, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit. Kapet 43-vjeçari i dënuar me 11 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “END”, si rezultat i të cilit u bë kapja, në rrugën “Mikel Maruli”, e shtetasit në kërkim Klement Zguro (Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim.

43-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.