EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, mbante armë me vete

0

TIRANË- Ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina, është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Sipas policisë, Morina mbante me vete një armë zjarri të llojit pistoletë. Ish-efektivi ishte shpallur në kërkim që nga 17 maji i vitit 2024, në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Sipas hetimeve, ai ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonat e Niklës dhe Tapizës gjatë viteve 2019-2020.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin Altin Morina, 45 vjeç, i shpallur në kërkim nga SPAK, për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike“, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Gjatë kontrollit fizik,45-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë”, thekson policia.

Po ashtu u arrestua dhe drejtuesi i automjetit me të cilin lëvizte 45-vjeçari dhe akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Morina është prangosur edhe në vitin 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. Ai deklaroi se shumën e parave ia kishte marrë hua një mikut të tij biznesmen deh gjykata vendosi lirimin e tij.