Emri/ Arrestohet shqiptari në Londër, dyshohet se ka vrarë një 19-vjeçar brenda në makinë

0

23-vjeçari shqiptar, Kevin Peraj, është arrestuar nga Policia e Londrës me akuzën për vrasje.

Ai u arrestua të martën, më 16 korrik, si i dyshuar për vrasje, teksa u akuzua të mërkurën, më 17 korrik.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Metropolitane, me Perajn që akuzohet se kishte qëlluar me armë dy persona që ndodheshin brenda në makinë në Stroud Green Road.

Nga ky atentat, mbeti i vdekur 19-vjeçari Ahmed Habib, ndërsa personi tjetër mbeti i lënduar, jashtë rrezikut për jetën.

Peraj do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Uxbridge të enjten, 18 korrik dhe më pas do të paraqitet në Old Bailey të hënën, 22 korrik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu