primabrescia shkruan se shqiptari i punësuar së fundmi në restorantin Miralago në Garda ishte duke punuar, kur rreth orës 17:00 u sëmur teksa po shërbente në tavolina.
Një sëmundje fatale i ka marr jetën një kamarieri 25-vjeçar Egzon Mile teksa po shërbente në Itali. primabrescia shkruan se shqiptari i punësuar së fundmi në restorantin Miralago në Garda ishte duke punuar, kur rreth orës 17:00 u sëmur teksa po shërbente në tavolina.
Ai u rrëzua në tokë, për shkak të një ataku të mundshëm në zemër dhe nuk u ngrit më. Thirrja në 118 ka qenë e menjëhershme dhe ka mbërritur në vendngjarje me dy autoambulanca dhe një helikopter. Ekipet e shpëtimit u përpoqën t’i shpëtonin jetën 25-vjeçarit, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për të riun që vdiq në vend