EMRI/ Dhjetëra doza me drogë gati për t’u shitur, arrestohet 32 vjeçari në Durrës, i gjendet thikë dhe shkop bejsbolli

0

Policia e Durrësit, ka arrestuar 32 vjeçarin, Ervin Arapii cili është kapur në flagrancë teksa pas kontrolleve ndaj tij, i është zbuluar një sasi droge, shkop bejsbolli dhe thikë.

Mësohet se droga ishte e ndarë në doza dhe ishte bërë gati për t’u shpërndarë.

Njoftimi i Plotë:

Durrës/Vijojnë kontrollet dhe operacionet “blic”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Me kanabis dhe armë të ftohta në automjet, evidentohet gjatë kontrolleve “blic” në kuadër të planit operacional të koduar “Terreni” dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen drogë, një shkop bejsbolli dhe një armë e ftohtë (thikë).

Shërbimet e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve “blic” të realizuara në të gjithë territorin e qarkut, bazuar dhe në detyrat e përcaktuara në planin operacional të koduar “Terreni”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

-E. A., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu