Gjendet i pajetë në banesë me shenjë mjeti mprehës në trup i moshuari.
Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Durrës. Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për 82-vjeçarin Paulin Gina, i cili kishte plagë thike në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit, ku ai jetonte i vetëm, pasi të afërmit e tij ndodheshin jashte vendi.
Të shqetësuar nga mungesa e përgjigjeve të tij, familjarët e kontaktuan policinë. Pas mbërritjes në vendngjarje, uniformat blu e gjetën të moshuarin pa shenja jete.
Policia ka nisur hetimet në dy pista kryesore në atë të vrasjes si dhe vetëvrasje, në rrethana ende te paqarta.