Emri/ Gjendet në mes rrugës me fraktura të rënda në kokë e trup, 22-vjeçari nga Shkodra niset drejt Traumës, dyshimet

0

Një 22-vjeçar nga Shkodra, i identifikuar si Gentian Bajrami, është gjetur në gjendje të rëndë për jetën mëngjesin e sotëm, në vendin e njohur si “Panorma në Lezhë”, në anë të rrugës.

Paraprakisht dyshohet se 22-vjeçari ka rënë nga një lokal dhe për pasojë ka marrë fraktura të rënda në trup dhe koke.

I riu fillimisht është dërguar në spitalin e Lezhës më pas drejt traumës në Tiranë, ndërsa policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të plagosjes.

“Rreth orës 06:05, salla operative e Policisë së Lezhës është njoftuar nga spitali rajonal i Lezhës, se në afërsi të rrethrrotullimit të Shëngjinit, është marrë me autoambulancë, i dëmtuar në kokë, shtetasi G. B., 22 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 22-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në vendin ku është gjetur i dëmtuar”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu