EMRI/ I dënuar me 3 vite burg, merr fund arratia për falsifikuesin e formularëve

0

Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për falsifikim të stampave dhe formularëve.

Raportohet se në kuadër të operacionit policor të koduar “Stampa” është vënë në pranga shtetasi Metodi Marku, banues në Tiranë, i cili është kapur në zonën e “Ali Demit”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i stampave ose formularëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu