EMRI/ I dënuar me burg për drogë, arrestohet 39 vjeçari në Tiranë

0

Një 39 vjeçar i shpallur është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte dënuar për drogë.

Mësohet se 39-vjeçari Ardian Shkalla ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës për për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia njofton se ndalimi i tij u bë i mundur në Mjull Bathore.

Në vitin 2021, 39-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu