Një 38-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pasi rezulton i dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për prostitucion.
Rezart Hyskollari u kap nga policia në zonën e Liqenit të Thatë.
Në vitin 2019, Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Nga dënimi, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet burgim.





