EMRI/ I dënuar me shtatë vite burg në Greqi për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

0

Policia greke ka ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës një shqiptar të kërkuar.

Bëhet fjalë për Kreshnik Brakaj, 39 vjeç, nga Novosela e Vlorës është ndaluar mesditën e djeshme.

Sipas policisë greke ai rezulton i dënuar me 7 vjet heqje lirie dhe 3000 euro gjobë, nga Gjykata 5-anëtarëshe e Apelit të Greqisë Qëndrore-Perëndimore.

Ky dënim i është dhënë në 4 qershor 2015 për “shkelje të ligjit mbi narkotikët”.

Shqiptari është ndaluar gjatë verifikimit të pasaportës së tij, ndërkohë që dokumentacioni do t’i kalojë Prokurorisë së Janinës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu