Erald Mema, “bosi” i krimit është transferuar nga Britania e Madhe në burgjet e Shqipërisë.
Shqiptari mbahej is një nga trafikuesit më të mëdhenj të drogës në Britaninë e Madhe.
Transferimi i tij u krye sipas një marrëveshjeje për të kontrolluar mbipopullimin e burgjeve, duke lejuar 200 kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë, përfshirë përdhunues, vrasës dhe trafikanë ose prodhues të drogës të përfundojnë dënimet e tyre në vënd.
39-vjeçari shqiptar u dënua me 25 vite burg dhe është i mbyllur në një nga burgjet e sigurisë së lartë për akuzën që ai mban.
Mema u dënua në Gjykatën e Kurorës së Oksfordit në vitin 2018 për kontrabandë kokaine me vlerë miliona paund në Mbretërinë e Bashkuar si “bos” i një grupi të krimit të organizuar për të cilin gjyqtari tha se “përfitoi masivisht nga ai që ishte një operacion i madh droge”.