Emri i Rita Orës përfshihet në dosjet e policisë/ Pas vrasjes së një të riu dhe djegia e trupit të tij me acid kërkohet…

0

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora duket se është përfshirë papritur në vrasjen e një të riu.

Mediat britanike raportojnë se policia po kërkon një makinë me targa të personalizuara me emrin ‘Rita Ora’, pasi dyshohet se njerëzit që kanë përdorur atë kanë kryer vrasjen.

Sigurisht që Rita nuk ka të bëjë me ngjarjen dhe nuk dihet nëse targat janë inspiruar nga ajo, por kjo ka mjaftuar për tu bërë kryefjalë e mediave të huaja.

Rasti është denoncuar nga nëna e viktimës, Liam Smith i cili u gjet i vdekur në rrugë më 24 nëntor, pasi u qëllua për vdekje dhe më pas u dogj me acid.

Daily Mail shkruan se policia po vazhdon të kërkojë për informacion mbi krimin dhe publikoi foto të një makine të llojit ‘Mitsubishi Shogun Elegance’ të parë pranë shtëpisë së Smith para vdekjes. Sigurisht Rita Ora nuk ka të bëjë me ngjarjen dhe nuk dihet nëse targat janë inspiruar nga ajo, por kjo ka mjaftuar për tu bërë kryefjalë e mediave të huaja.

Kryeinspektorja Gina Brennand tha se makina Mitsubishi u pa pranë shtëpisë së Smith më 2 nëntor dhe më 24 nëntor për 10 orë. Ajo tha se makina, e cila përdorte numra të rremë të targash, si psh; EJ57UPE dhe R22 ORA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu