EMRI/ Identifikohet autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” në Fier

0

Asllan Mernica dyshohet se është autori i krimit të rëndë në Fier, ku u qëllua për vdekje me armë efektivi i “Shqiponjave”, Novrus Cenalia.

Ai e ka qëlluar efektivin teksa ishte duke shkuar për të marrë shërbimin, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, ai është larguar me një makinë tip “Audi”, ngjyrë blu. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, po ende nuk dihen detajet e plota.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu