EMRI/ Iu zbuluan faqet për baste sportive, arrestohet 62-vjeçari në Shkodër

0

Mersim Brahimi, 62-vjeç banues në Shkodër është vënë në pranga nga policia.

Gjatë kontrolleve të kryera dhe këqyrja e telefonit nga uniformat blu, janë konstatuar faqe për bastet sportive.

Kontrollet gjithashtu janë kryer në lokalin e tij.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.