EMRI/ Kanosi një shtetas për dhënien e pasurisë, procedohet 21-vjeçari në Tiranë

0

Një 21-vjeçar i identifikuar si Leonard Haxhiu është proceduar nga Policia e Tiranës pas në datë 14 mars 2024 ka kanosur një shtetas për të marrë pasuri.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftim:

Po në kuadër të operacionit “Imazhi” u ndalua shtetasi L. H., 21 vjeç, për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ndodhur me datë 14.03.2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas.

 

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.