EMRI/ Kapet me një dozë kokaine kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 Majit

0

Policia e Sarandës ka arrestuar një person, të cilit i është gjetur një dozë me lëndë narkotike kokainë.

Në pranga është vënë shtetasi Ergys Isufi, i cili në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit garon për deputet nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Burime për mediat bëjnë me dije se fillimisht Ergys Isufi ka tentuar t’i arratiset Policisë, duke ikur me vrap, por më pas është neutralizuar nga uniformat blu. Po ashtu, blutë e qytetit bregdetar kanë ushtruar kontroll edhe në banesën.

Ende nuk ka një informacion zyrtar nga ana e Policisë për këtë rast.