EMRI/ Kush është turisti që i mori jetën bashkëshortes në Shkodër, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

0

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Shkodër ku një turist ka vrarë bashkëshorten dhe tentoi ti jepte fund jetës.

Krimi raportohet se ka ndodhur brenda në hotelin ku ata ishin akomoduar, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si 57-vjeçari Brandon Saporito.

Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë bashkëshortja e tij, rreth 53-vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje, sipas informacioneve paraprake.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, teksa forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.