Një aksident me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Vorës.
Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Kujtim Luka. Shoferi është shoqëruar në polici.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





