EMRI/ Mashtronte klientët, arrestohet administratori i një agjencie turistike, si përfitoi 17 mijë euro

0

Tiranë, 25 Shtator 2025 – Pas disa javësh hetime nga Prokuroria, u finalizua operacioni policor i koduar “Rezervimi”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua administratori i një agjencie turistike, ndërsa bashkëshortja e tij dhe punonjëse e agjencisë po procedohet penalisht, për dyshimin e përfshirjes në mashtrimin e klientëve me një shumë prej rreth 17,000 euro.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas administrimit të kallëzimeve të disa qytetarëve për mashtrim nga agjencia e udhëtimit, kanë kryer hetime intensive dhe kanë finalizuar operacionin policor.

Si rezultat i operacionit:

U ndalua shtetasi Ardi Gjuzi, 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike.

U nisi procedimi penal për E. Gjuzi, 51 vjeçe, punonjëse e agjencisë dhe bashkëshortja e administratorit.

Hetimet paraprake tregojnë se dy të dyshuarit kanë përfituar rreth 17,000 euro, duke marrë pagesa për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe akomodimeve, pa kryer rezervimet e premtuara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”.