Ka ndërruar jetë në QSUT i dënuari me 25 vite burg për vrasje, Fotaq Zaharia. 64 vjeçari ka ndërruar jetë në orët e para të së hënës në reanimacionin e QSUT, ku ishte shkruar me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht.
I dënuari po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgjeve më 22 Korrik 2024. Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar.
Drejtuesit e Institucionit, Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) janë njoftuar për hapat e mëtejshëm procedural.