EMRI/ Përvetësoi 27 mijë euro nëpërmjet mashtrimit në vendin e punës, arrestohet 34 vjeçari nga Shkodra

0

Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Rizar Alibali nga Shkodra akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar 27 mijë euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara.

34 vjeçari, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu