EMRI/ Plagosje në Sarandë, u godit me thikë në gjoks përfundon në spital 42-vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë.

I plagosuri është identifikuar si Olsi Muçodemi, 42 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas burimeve spitalore, 42-vjeçari ka marrë plagë me thikë në pjesën e gjoksit, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje relativisht të mirë shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si edhe identifikimin e autorit.