EMRI/ Sherr banal në Kavajë, plagoset me thikë pronari i një biznesi

0

Një plagosje e lehtë me thikë bëhet me dije se ka ndodhur në qytetin e Kavajës, pas një sherri për motive banale mes dy personash.

Sipas burimeve jozyrtare të policisë i dëmtuar ka mbetur Artur Ligeja, 52 vjeç, i cili ka një biznes në zonë.

Ndërkaq, autori i dyshuar është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.