EMRI/ Shoferi pëson atak kardiak dhe humb jetën / Furgoni del nga rruga

0

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin Lezhë-Laç. Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën një person.

Sipas raportimeve një furgon ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit. Paraprakisht dyshohet se shoferi ka pësuar atak kardiak.

Më tej bëhet me dije se pasagjerët që ndodheshin në furgon ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu