Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Kamëz, ku është vrarë një grua.
Në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
“Ndërkohë, në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar. Informacion me të detajuar do të japim në vijim” njofton policia.
Kujtojmë që më herët u raportua një tjetër ngjajre e rëndë në Paskuqan, Tan Hundra ka vrarë njerëzit e gruas, duke shkaktuar dy viktima dhe dy të plagosur.